SUBSCRIBE TO OUR NEWSLETTER

Life Stories

Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt



Roma është e vendosur që në afatin kalimtar të janarit ta transferojë Elseid Hysajn nga Napoli.

Mbrojtësi shqiptar e kishte kërkuar largimin nga napolitanët edhe në verën që shkoi, mirëpo Carlo Ancelotti e kishte bindur që të qëndronte.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, agjenti i mbrojtësit shqiptar i ka ofruar shërbimet e lojtarit te rivali i Napolit.

Romakët janë të gatshëm që t’i paguajnë 15 milionë euro pa bonuse, mirëpo Napoli thuhet se i do 20 milionë euro nga shitja e Hysajt. /Telegrafi/



Recommended