SUBSCRIBE TO OUR NEWSLETTER

Gjykata Speciale fton Petrit Bojaxhiu nga Opoja!




Ish-ushtari i UÇK-së, tani kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar për redaksinë tonë vetë kapiteni Bojaxhiu, duke u zotuar se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se di t’i mbrojë kështu vlerat e luftës, për të cilat thotë se janë të pastra.

“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë kapiteni nga fshati Plavë e Dragashit, Petrit Bojaxhiu, duke specifikuar se në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.

E para që ka reaguar për këtë ftesë, është OVL e UÇK-së në Dragash, e cila publikisht e ka kundërshtuar këtë veprim të gjykatës në fjalë. “Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po iu bën padrejtësi bashkëluftëtareve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit. /Radio SHARRI – Dragash