SUBSCRIBE TO OUR NEWSLETTER

“Sezai Surroi” e nderon “Elmaz Ademin”




Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, në Shkollën e Mesme “Elmaz Ademi” në Bardhoc të Kukësit, i pranishëm ishte edhe drejtori i SHFMU “Sezai Surroi” nga Bellobradi, Zeqiri Skenderit, prania e të cilit u vlerësua shumë nga nikoqiri i tij, Fadil Shaqiri, i cili këtë e ka shprehur edhe në një postim në Facebook.

“Ajo çka ishte e veçantë në këtë ditë, ishte prania e drejtorit të SHFMU “Sezai Surroi” të Bellobradit, shkollë kjo me të cilën kemi mbi pesë vjet që jemi vëllazëruar”, ka shkruar mes tjerash Shaqiri, duke sqaruar se mysafiri i tij dhe i shkollës që drejton, Ziqiri Skenderi, i ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës, duke u zotuar për vazhdim të bashkëpunimit vëllazëror.

Ndryshe, në një atmosferë festive, dje ka nisur me sukses viti i ri shkollor në fshatin Bardhoc të Kukësit, për çka është falënderuar edhe drejtuesi i kësaj vatre arsimore, Fadil Shaqiri./Radio SHARRI – Dragash